Protestuesi me “shotgun” gjuan në drejtim të policisë (FOTO)

Protestuesi me "shotgun"?
Nga dhuna e protestuesve në protestën e së shtunës të organizuar nga opozita, kanë mbetur të lënduar 24 policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë.

Burime të Indeksonline thonë se ka pasur policë të lënduar jo vetëm nga koktej molotovi dhe gurët e hedhur, por edhe nga plumba gome që janë shkrepur në drejtim të tyre.

Pamjet nga protesta, shfaqin një protestues me armë të llojit “shot gun” duke gjuajtur me plumba gome në drejtim të policisë.

Një gjë e tillë, kaq e tmerrshme, është hera e parë që shihet në protesta. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2016, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori