Protesta satirike e të rinjve: "Mirënjohje" deputetëve, jeni krenaria jonë (FOTO-VIDEO)

"Mbështet deputetin tënd". Kjo ka qenë nisma ironizuese e disa të rinjve, që u mblodhën mbrëmjen e djeshme para Parlamentit për të protestuar në një mënyrë të re dhe shumë origjinale.

Me pankarta tallëse në duart ata kanë shprehur të gjithë "respektin" dhe "dashurinë" e tyre për deputetët që "na përfaqësojnë aq mirë", përcjell Portali Albeu.

“Mbështet Deputetin Tënd” ka qenë protesta e radhës e grupit Protestuesi.

Në mënyrë satirike Protestuesi ka dalë para Parlamentit për të shprehur “mirenjohjen” e tyre deputeteve, perfaqësimit dinjitoz që ata na bëjnë në Parlament.

Kjo protestë nuk ishte mbështetje për politikanet, siç mund te duket sipërfaqësisht . Por ishte një thirrje për reagim , ndaj qytetarëve që heshtin . Një thirrje për t’ju kujtuar se ata që janë zgjedhur për të na përfaqësuar janë zgjedhur nga ne, dhe popullit duhet të i përgjigjen.
Politikanët tanë nuk meritojnë të kalojnë pa u lagur! Nga skandalet e fundit qe na sollen si ndaj ceshtjes së CEZ ku shqiptarëve ju vodhën 1.35 miliardë euro, mbylljes së gojës nëpërmjet ligjit të “agjitacion e propagandë”, arrogancës së JAGUAR-ve përballë varfërisë ekstreme të popullit, shtrydhje të biznesit nëpërmjet ligjeve e gjobave absurd dhe jashtë cdo logjike të shendoshë, aferat korruptive të Ministrisë së Shëndetësisë", thuhet në reagimin e këtij grupimi. /albeu.com/

Duke ndodhur tani: Gezojme qe i kemi kete klasen politike qe sakrifikohet shume per ne.

Posted by Protestuesi on 2015-11-12
Shtuar më 13/11/2015, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori