Protesta në botë: Ju jeni Charlie, unë dua Muhamedin (FOTO LAJM)

Në vende të ndryshme të botës, kryesisht në ato të banuara me myslimanë është protestuar kundër revistës satirike “Charlie Hebdo”, duke kritikuar ashpër karikaturën e fundit të saj me profetin Muhamed.

Revista ka shitur vetëm për pak kohë 1 milionë kopje, ndërsa tirazhi iu shumëfishua për shkak se kishte shumë kërkesa.

Në Filipine me mijëra njerëz kanë protestuar kundër karikaturës së profetit Muhamed, duke thënë se profeti kurrë s'mund të pikturohet.

Këta protestues kanë mbajtur në duar pankarta të tilla si “Ju jeni Charlie. Unë jam Muhamed”.

Protestues të shumtë kanë mbushur edhe rrugët e Stambollit në Turqi./albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori