Protesta në Beograd kundër dënimit të Ivanovicit (FOTO-VIDEO)

Disa qindra njerëz kanë protestuar sot në sheshin Nikolla Pashic të Beogradit, kundër dënimit të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanovic, me nëntë vjet burgim, raportojnë mediat serbe.

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanovic, është shpallur këtë javë fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në protestë kanë marrë pjesë familja dhe miq te Ivanovicit, duke u përkrahur edhe nga persona të tjerë.

Sipas tyre, ky tubim ka qenë shprehje e revoltës ndaj, siç janë shprehur, padrejtësisë ndaj Ivanovicit.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Unë jam Oliver” dhe “Liri për Oliverin”. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2016, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori