“Kur do më lejosh të dal me djem?”, Sabiani i jep përgjigjen epike vajzës së tij, Keisit (VIDEO)

Ajo nuk njihet vetëm si vajza e këngëtarit, Sabiani, por edhe si një nga vajzat më seksi në vendin tonë. Është fjala për Keisi Medinin, e cila ka mijëra ndjekës në “Instagram” falë fotove e videove provokuese që publikon.

Në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë as postimet me Sabianin, me të cilin ka treguar se ka një raport shumë të mirë.

Së fundmi, ajo ka vendosur që në “TikTok” të publikojë një video ku shfaqet pikërisht me babanë e saj. Ata po imitojnë një zë në sfond, ku Keisi e pyet se ku do ta lejojë “të dalë në takim me djem”.

Keisi pyet Sabianin kur do e lejojë të dalë në takim me

“Më thoni, kur do të më lejoni të dal në takim me djem?”, pyet Keisi gjatë videos.

“Kur të kem vdekur unë, plus tre ditë që të sigurohesh se kam vdekur.”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.

“Vajza e babit”– shkruan Keisi krahas videos duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

@casseylittleblondie #daddysgirl ? @sabiani_original ♬ original sound – Emsulens