Protesta e opozitës përmes fotografive: Çfarë nuk u pa gjatë mbërmjes së djeshme (FOTO LAJM)

Këtë të hënë opozita protestoi përmes marshimit në 5 institucione shtetërore, teksa momentet e para të tensionit u regjistruan në ambientet përballë parlamentit, atje ku protestuesit lëshuan një sërë tymuesesh, shashkash etj në drejtim të policisë.

Ndryshe nga herët e tjera, oficerët e policisë nuk vepruan duke hedhur gaz lotsjellës, por përkundrazi u “fshehën” pranë autobotit të ujit, i cili qëndronte në gatishmëri për të goditur protestuesit.

Pavarësisht se një incident nuk ndodhi dhe protestuesit u larguan më tutje drejt Ministrisë së Brendshme, këto janë disa nga momentet e kapura nga fotot, të sjella nga LSA, të cilat nuk u transmetuan live.
Shtuar më 14/05/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori