Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Propozim i veçantë por unaza përfundon në ujë (FOTO-LAJM))

Pëlqej
Të bësh një propozim për martesë mbi një barkë, mund të jetë një ide shumë romantike. Por mungesa e fatit mund të shkatërrojë edhe momentet më të bukura. E di mirë Xhoshua, një 31-vjeçar, i cili kërkoi dorën e të fejuarës së tij në një barkë mbi ujë.

Sapo pa unazën, vajza nuk arriti ta përmbajë euforinë dhe kapi dorën e Xhushuas nga emocionet, duke bërë që xhevahiri i jetës të përfundojë në ujë. “Disa javë më parë i propozova të fejuarës sime të martoheshim. Ja çfarë ndodhi”. Këto janë fjalët e 31-vjeçarit, i cili ka publikuar edhe një video. Tani përpiqet të bëjë pak humor, por ajo ditë e lodhshme mbi barkë, nuk duhet të ketë qenë shumë e lumtur.

Plani romantik ishte studiuar në detaje. Vajza nuk kishte dyshuar fare dhe ishte ngjitur mbi barkë për një shëtitje me miqtë. Dhe ja surpriza. Djali i kërkon të martohen në sytë e të gjithëve. Emocionet e forta të vajzës ishin të papërmbajtshme dhe në përpjekje për t’ia marrë nga dora, unaza ka rënë në ujë. Xhoshua dhe disa miq të tij u hodhën mbi ujë në kërkim të unazës.

Episodi u bë menjëherë viral në “YuoTube” dhe shkaktoi kureshtinë e uebit, të cilët pyetën në masë: “A u gjet unaza?”. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori