Inspektorët e IAEA: Nuk ka dëshmi të “bombës së pistë” në centralet bërthamore të Ukrainës

Inspektorët bërthamorë nuk kanë gjetur asnjë provë të “aktiviteteve bërthamore të padeklaruara” në tre objekte në Ukrainë, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Ukraina kërkoi që inspektorët të vizitojnë centralet e saj bërthamore për të hedhur poshtë pretendimet nga Rusia se Kievi po planifikon të përdorë një “bombë të pistë”.

Bombat e pista janë armë të veshura me material radioaktiv.

Pretendimet janë hedhur poshtë nga Perëndimi, me analistët që sugjerojnë se ato janë pjesë e një fushate dezinformimi ruse.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha: “Vlerësimi ynë teknik dhe shkencor i rezultateve që kemi deri më tani nuk tregoi asnjë shenjë të aktiviteteve dhe materialeve bërthamore të padeklaruara në këto tre lokacione.”

Ai shtoi se mostrat mjedisore të marra do të analizohen./albeu.com


Shtuar 3.11.2022 17:12