Yahama “divorcohet” nga Rossi në 2021

Plot 15 vite me Yamaham, drejtusit e markës prestigjoze japoneze do të largojë një pilotët më të mirë të të gjitha kohërave, italianin Valentino Rossi.

Piloti legjendar numëron plot 7 tituj në Klasin Mbretëror, 4 prej të cilëve numri 46 i ka fituar pikërisht me motorin Yamaha, sidoqoftë vitet kalojnë edhe për të dhe “Doktori” që do të festojë 41-vjetorin e tij më datë 16 shkurt numëron vetëm një fitore në 65 garat e fundit në Moto GP.

Triumfi i fundit i pilotit veteran në cilindratën më të lakmuar të kampionatit botëror të motociklizmit është regjistruar në qershorin e vitit 2017, në Cmimin e Madh të Holandës në Assen dhe që nga ajo kohë me motorin Yamaha Valentino Rossi nuk ka asnjë fitore në 46 garat e fundit të kësaj kategorie.

Ditën e martë piloti që u rendit i treti në botërorin e kaluar, spanjolli Maverick Vinales rinovoi me ekipin nipon, sidoqoftë vetëm një ditë më pas drejtuesit e skuadrës japoneze Monster Energy Yamaha Moto GP firmosën për sezonin e ardhshëm gjithashtu edhe një kontratë 2-vjecare me pilotin e skuadrës satelite, francezin Fabio Quartararo, vendim që tregon qartë se për Valentinon në vitin 2021 nuk do të ketë më vend te Yamaha.


Shtuar 30.01.2020 08:21