PROJEKTI/ Divjaka Resort, "Dubai" 3 300 ha i Behxhet Pacollit në Shqipëri (FOTO LAJM)

Kompania "Mabetex" e biznesmenit të njohur shqiptar, Behxhet Pacolli pritet të ndërtojë një restor mjaft luksoz në Divjakë, projekt i cili është quajtur "Divjaka Resort".

Parashikohet që ai të shtrihet në 3 342 hektarë hapësirë, nga të cilat 200 hektarë do të jenë plazh, ndërsa 1 050 hektarë do të jenë pyll. Projekti parashikon edhe një lagunë prej rreth 1 270 hektarësh duke stimuluar zhvillimin e faunës dhe florës.

"Projekti ofron një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik të zonës si edhe të gjithë Shqipërisë duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e ndjeshëm në infrastrukturë si edhe një treg të madh për prodhimet bujqësore të zonës"., - shprehet kompania në promovimin e projektit, përcjell Albeu.com.

Por, gjatë ditëve të fundit një grup ambiantalistësh kanë kundërshtuar ndërtimin në fjalë me argumentin se bëhet fjalë për një hapësirë të konsideruar Park Kombëtar dhe ligji e ndalon një të tillë. Sipas tyre, një ndërtim i këtyre përmasave në atë zonë do të shkatërronte të gjithë bio diversitetin aty.

Investimi në fjalë do të jetë i pari i këtij lloji në vend duke i hapur rrugën Shqipërisë drejt një zhvillimi të turizmit në kuadër të resorteve dhe jo të biznesve të vogla familjare. /Albeu.com/
Shtuar më 30/03/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori