Nuk është Monza, ky është ekipi që kërkon shërbimet e Icardit, pasi ky i fundit nuk është në planet e PSG-së

Mauro Icardi prej disa ditësh tashmë është mësuar me faktin se nuk është më pjesë e skuadrës së parë të PSG-së, pasi është totalisht jashtë projektit të nisur nga Galtier.

Ky i fundit në një konferencë për shtyp këshilloi argjentinasin që të gjejë një destinacion të ri, për të  mirën e tij.

Ofertët për të janë të pakta dhe asnjë nga ekipet e mëdha nuk guxon të transferojë atë.

I vetmi ekip në Serie A që u interesuar për të ishte Monza, që gjithashtu vazhdon të jetë e interesuar, për në garë për sulmesin tani është futur edhe Galatasaray.

Sipas Fotomax, Icardi është në bisedime me turqit, me këta të fundit që pak ditë ma parë zyrtarizuan dyshen Torriera dhe Mertens./albeu.com


Shtuar 15.08.2022 18:05