Profesionet që ju bëjnë të shtoni në peshë (FOTO LAJM)

2. Noteri
Në këtë fushë, stresi dhe presioni janë gjëra të zakonshme. Konsumimi i ushqimit për shkak të ankthit dhe mos kontrollimi i kalorive e bëjnë këtë profesion që t'ju bëjë të fitoni peshë.
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një studim i ri i kryer në internet nga Harris Interactive, thotë se profesionet që përfshijnë nivele të larta të stresit kanë një përqindje më të lartë të punëtorëve që shtojnë në peshë.

Në galerinë e mësipërme ju tregojmë se cilat këto profesione.

Ndiqni këto rregulla të thjeshta për të mos fituar peshë pavarësisht nga profesioni që ushtroni aktualisht:

Dilni jashtë më shpesh për një shëtitje, ose merrni shkallët në vend të ashensorit. Ngrihuni dhe përshëndesni kolegun tuaj në vend që t'i dërgoni një mesazh. Nëse doni diçka për të ngrënë, dilni dhe blijeni vetë pa shfrytëzuar shpërndarjen.

Mendoni për përmirësimin e cilësisë së ushqimit tuaj. Nëse nuk mund të bëni asgjë për orarin tuaj të ngushtë dhe duhet të hani, të paktën përpiquni të porositni ushqim të shëndetshëm. Ju gjithmonë keni mundësi për të zgjedhur.

Pini më shumë ujë. Sigurohuni që gjithmonë të keni një shishe me ujë afër.

Mundohuni të zëvendësoni kafet me pije të shëndetshme, të tilla si çaji jeshil.

Mundohuni të relaksoheni më shumë dhe të shmangni stresin. Mund të provoni të dëgjoni muzikë relaksuese dhe të praktikoni frymëmarrje të thella./albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së