Produksioni i YFSF bën gabim trashanik, ngatërron fituesin (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e spektaklit "Your Face sounds familiar".

Por një gabim teknologjik duket se prishi gjithë magjinë e mbrëmjes pasi u ngatërrua fituesi i spektaklit, madje kjo u kuptua disa orë pas përfundimit të tij.

Pas votimit të jurisë si dhe të vetë konkurrentëve, Alketa pasi dha çmimin e produksionit për Flaka Krelanin, pohoi se fituesi i këtij edicioni ishte Valon Shehu.

Por vetëm pak orë më pas, në një postim në Instaram, ajo shkruan se ka ndodhur një gabim elektronik në numërimin e pikëve, dhe fituesja e vërtetë është Beatrix Ramosj.


“Kur varesh nga teknologjia behen dhe gabime si ky qe ndodhi sonte; ne nje transmetim direkt mund te ndodhin te gjitha.
Fituesja e patentes eshte ne te vertete Beatriks Ramosaj sipas votimit te jurise dhe konkurrenteve.

Kompjuteri nxorri gabimisht ne fund te programit, emrin e Valon Shehut si fitues.( gje qe nuk i ndryshon asgje talentit dhe vokalit te rralle te Valon Shehut). Flaka Krelani fiton cmimin e merituar te produksionit!

Tv Klan dhe Produksioni i kerkojne ndjese per kete incident, fitueses se vertete dhe te merituar, Beaktiks Ramosajt!

Falenderojme Valonin dhe Beatriksen per sportivitetin me te cilen mirkuptuan kete situate! Per Mediat; “Fiton edicionin e dyte te YFSF, Beatriks Ramosaj”!
Kompjuteri lajthit.

Urime te gjithe kastit te kengetareve per gjithcka dhane ne kete edicion!”, shkruan Alketa.
Shtuar më 30/05/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori