Messi kërkon largimin, vjen reagimi zyrtar nga klubi i Barcelonës

Barcelona ka reaguar pas kërkesës për largim nga klubi të Lionel Messit.

Sekretari teknik i Barcelonës, Ramon Planes ka reaguar pas kërkesës për largim nga klubi të Lionel Messit.

Ai ka theksuar se drejtuesit e klubit janë të vendosur ta bindin argjentinasin që të mbetet në Camp Nou.

“Presidenti, unë si sekretar teknik, trajneri, të gjithë dëshirojmë të krijojmë një tjetër cikël fitues së bashku me futbollistin më të mirë në botë dhe në histori”, deklaroi ai për Mundo Deportivo.

“Barcelona është rindërtuar shumë gjatë këtyre viteve dhe është kthyer edhe më e fortë. Duhet të nxjerrim konkludime nga kjo fazë me idetë tona për ndërtimin e ekipit më të mirë në botë”, shtoi ai.


Shtuar 26.08.2020 11:50