Probleme me sigurinë, pezullohen fluturimet e “Boeing 787” (FOTO-LAJM)

Pas uljes emergjente të një avioni “Dreamliner” të “Boeing 787” në Japoni, Administrata Federale e Aviacionit (AFA) udhëroi kompanitë e aviacionit amerikan të mos përdorin përkohësisht aeroplanët 787.

Ndërsa ndalimi i fluturimeve është bërë edhe nga Japonia, India e Kili. Boeing tha se nuk bëhet fjalë për defekte të sigurisë teknike të Dreamliner, por shqetësimet në këtë drejtim për 787 kanë qenë të shumta kohët e fundit.


Dreamliners kanë pësuar incidente përfshirë rrjedhje të karburantit, dritare të plasaritura në kabinë, probleme me frenat dhe shkëndija elektrike. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2013, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori