Privatizohet Kanioni i Holtës, firma bllokon hyrjen (FOTO LAJM)

Pasuritë Natyrore Kombëtare në Shqipëri shpesh herë kanë shkuar drejt shkatërrimit nga vetë dora e shtetit.

Por përveç shfrytëzimit pa kontroll të pyjeve apo lumenjëve në Shqipëri po ndodh edhe një tjetër fenomen, ai i privatizimit.

Kështu ka ndodhur me Kanionet e Holtës ku siç raportohet firma privatizuese ka bllokuar hyrjet në këtë bukuri natyrore të popullit shqiptar.

Mesa duket qytetit të Gramshit do ti hiqet nga harta një perlë natyrore, e cila mirepriste dimër e verë turistë nga të gjitha trevat e Shqiperisë por edhe nga e gjithë bota.

Kopmania privatizuese “ERA HYDRO” shpk, vazhdon të kryej punime në zonë duke mos lejuar asnjë këmbë njeriu të kalojë përreth.

Kujtojmë se masakra të tilla natyrore po bëhen edhe në Valbonë ku lumi po futet ne tubacione. I njëjti problem është në Dibër ku lumi i Cidhnësa po ktheht në një "tub metali me ujë". /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori