Princesha e ditëlindjes, pamjet brenda super festës së Taynës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e sotme, reperja Doruntina Shala, e njohur nga të gjithë si Tayna, ka festuar 22-vjetorin e lindjes së saj. Nëpërmjet fotove e videove në Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga super festa e ditëlindjes.

Tayna shfaqet e veshur si princeshë me një kurorë të madhe mbi kokë. Reperja ka festuar mes mikeshave pranë një pishine të mbyllur e të mbushur plot tollumbace, teksa kërcenin nën ritmet e muzikës së saj.

Në një tjetër postim, Tayna është filmuar duke prerë tortën e ditëlindjes, ndërsa prapa saj në sfond dallohen tollumbacet e zbukurimet e shumta të ambientit me rastin e 22-vjetorit të reperes.

Shtuar më 12/12/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori