PËRGJIMI/ Biseda me trafikantin që tradhtoi Klement Balilin: Ec avash dhe futu tek gjiri në plazh (FOTO LAJM)

Gjatë emisionit të mbrëmshëm "Opinion" u zbardhën edhe disa dokumente të përgjimit të bisedave mes Klement Baliliy dhe Petro Dalanajt, ky i fundit i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Përveç mesazheve të shkëmbyera mes tyre, është zbuluar edhe mesazhi që tradhtoi Klement Balilin.

Bëhet fjalë për një bisedë me një tjetër person i quajtur Alifandis Georgios, të cilit Balili i dërgon numrin e tij të pasaportës.

Konkretisht, identifikimi i tij është bërë me sms–të e mëposhtme:

CD 211 – Numri i bisedës: 161. (6971713347 – Alifandis, Georgios me – 0671713372 – Person i panjohur (shqiptar) (datë 11/03/2016, ora 12:42). Mesazh dalës nga numri i telefonit 00306971713372:

“Vëllai im, dërgo numrin e pasaportës tënde.”

CD 211 – Numri i bisedës nr. 162 (6971713347 – Alifandis Georgios me – 6971713372 – Person i panjohur (shqiptar) (Datë 11/03/2016, ora 13:23) Mesazh hyrës, datë 11/03/2016, ora 13:23”43.08, nga numri i telefonit: 00306971713372: “BF2613552”, që nga konfirmimi në sistemin TIMS është i shtetasit Kelmend Balili, i Sabaudinit dhe Nazos, i lindur më 20/03/1972 në Shqipëri, banor në Sarandë, Shqipëri”.

Në dokumentin tjetër zbardhet biseda mes Balilit dhe Dalanajt, si më poshtë:

Dalanaj: Hë re vëlla.

Kely: Hajde avash avash.

Dalanaj: Eee.

Kely: Futu avazh avash, ec.

Dalanaj: Po vij.

Kely: Do dalësh nga maja dhe do futesh në gjirin e madh.

Dalanaj: E di ore e di. Atje në anë ku zbresin makinat?

Kely: E, siç futesh në plazh

Dalanaj: Siç është rruga, hajde.

Kely: Eee, nga ana e brendshme që është, jo nga ana tjetër.

Dalanaj: Ku është rruga, hajde.

Kely: Ee nga ana e brendshme, jo nga ana tjetër.

Dalanaj: Jo atje; nga ana e brendshme.

Kely: Nga brenda.

Dalanaj: Erdha, erdha, hajde.
Shtuar më 07/02/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori