E FUNDIT/ Makina përplas tre fëmijë që po shkonin në shkollë
Prezantohet zyrtarisht HTC 10 (FOTO LAJM)

Kompania HTC prezanton zyrtarisht smartfonin e saj të shumëpritur, për të cilin është përfolur shumë, modelin HTC 10. HTC 10 vjen me kamerën kryesore UltraPixel prej 12 megapikselë, me OIS dhe lazerin AF. Po ashtu kjo kamerë ju mundëson që të incizoni videot 4K me rezolucion prej 2160 pikselë, raporton GSM Arena.

Dizajni i HTC 10 është i ngjashëm me One A9, i cili në vetvete është bazuar në serinë One. Mund të shihni ngjashmëri familjare në butonat anësorë, Back dhe App Sëitcher (ndërruesi i aplikacioneve) – të cilat janë të vendosur anash butonit “home”.

Pajisja e re nga HTC ka ekran 5.2-inç QHD me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, i cili është një ekran Super LCD 5 me xhamin e lakuar Gorilla Glass. Punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmalloë dhe ka procesorin Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 ose 64 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microsSD deri në 2 ose 3 terabajt.

Ndërsa nuk dihet ende asnjë detaj në lidhje me çmimin që ai do të ketë në treg. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori