Presidenti Nishani e kalon natën në Gjilan, ishte mysafir i Lutfi Hazirit (FOTO LAJM)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili vizitoi dje Luginën e Preshevës, e ka kaluar mbrëmjen në qytetin e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri me një publikim në rrjetin social "Facebook" i ka uruar mirëseardhje presidentit duke shkruar:
"Mirë se erdhe n'Gjilan, president Bujar Nishani!".

Bujar Nishani ishte mysafir i shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, vizitë e cila u mirëprit në mënyrë madhështore.

Nga ana tjetër, vizita e Bujar Nishanit në Preshevë shkaktoi tensione tek politikanët serb. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori