Presidenti Alijev emëron gruan e tij si zëvendëspresidente e Azerbajxhanit (FOTO LAJM)

Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Alijev, ka emëruar gruan e tij si zëvendëspresidente, një post ky i sapokrijuar i cili në rast se presidenti ndërron jetë ose bëhet i paaftë, posti i tij i kalon automatikisht Mehriban Aliyevas, bashkëshortes së tij.

Mehriban Aliyeva, 52-vjeccarja është luan një rol të rëndësishëm në politikën e Azerbajxhanit, si dhe është presidente e fondacionit të Alijev, "Heidar", një nga organizatat më të mëdha joqeveritare në vend, transmeton Albeu.com.

Ilham Aliyev, 55, është akuzuar nga perëndimi dhe nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut për fuqinë e tij presidenciale dhe ndryshimet Kushtetuese.

Sipas ndryshimeve të fundit, nëse presidenti bëhet i paaftë për kryerjen e detyrave të tij, zëvendëspresidenti merr automatikisht detyrën.

Sipas "Evropa e Lirë", Alijev e ka zgjatur deri në 7 vite mandatin si president, gjë e cila ka bërë që opozita të mendojë se ai po përgatit djalin e tij për në postin e presidentit.

Opozita ndërkohë ka filluar protestat pas postit të ri të krijuar në presidencë, por nga ana tjetër është shfaqur një valë arrestimesh pas nominimit të Mehriban Aliyevasë si zëvendëspresidente. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori