Napoli nuk di të ndalet, tjetër fitore për të ruajtur kreun

Napoli nuk bën hap fals duke marrë një tjetër fitore në SERIA A ndaj Torinos.

Të kaltërit fituan minimalish me rezultatin 1-0 me golin e të zakonshmit Victor Osimhen në minutën e 81’ pas një asistimi të Elmas.

Vendasit gjithashtu humbën dhe një 11 metërsh me anë të Insigne në pjesën e parë.

Napoli ruan kreun e kampionatit italian me kuotën e 24 pikëve me 19 gola të shënuar dhe 3 të pësuar që nga fillimi i turneut.


Shtuar 18.10.2021 09:24