Prekëse, takohet pas 60 vitesh me shpëtimtarin e saj (FOTO LAJM)

Në periudhën kur ai ishte vetëm 14-vjeç, një ditë kur ai doli për gjueti me gjyshin e tij në pyll, Gjatë ecjes, të dy dëgjuan një zë të dyshimtë: dhe ajo zhurmë e çuditshme bëri që ata të zbulojnë një vajzë të braktisur.

Ishte viti 9955 kur ato e kanë gjetur vogëlushen të lagur, të dobët, buzët i kishte ngjyrë blu dhe ishte mbuluar vetëm me një peshqir. "Çdo ditë më dilte përpara imazhi i vajzës që ndodhej në mes të barit dhe veten time pranë saj. Ndoshta do ta shoh përgjithmonë atë imazh", tregon Dave Hickman, që atë kohë u bë protagonist i rrëfimit të historisë së tij në të gjitha gazetat.

Vogëlushja u quajt Roseann Wayne dhe u dha për adoptim dhe Dave nuk e mësoi më tej fatin e vogëlushes. Ai e kaloi gjithë jetën duke kërkuar që të zbulonte se çfarë kishte ngjarë më pas. Dave kontaktoi sherifin në pension John Catey për të mësuar më pas për jetën e vajzës.

Pas shumë kohes një telefonatë nga John Catey, e çoi atë drejt zbulimit të madh. "Shënojë këtë emër dhe numër telefoni: Mary Ellen Suey", thoshte burri. Pyetjes së Dave se kush ishte, sherifi iu përgjigj: "Vajza jote". Roseann Wayne kishte ndërruar emër dhe ajo kishte dashur shumë që të njihet personin që e shpëtoi. Të dy më pas u bashkuan në një takim emocionues. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2015, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori