Prekëse, djemtë bëjnë homazhe para arvikolit të Major Klodian Tanushi (FOTO LAJM)
Pak më parë kanë nisur homazhet për Dëshmorin e Atdheut,
Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën disa ditë më parë në Letoni.
Ceremonia është duke u zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku po marrin pjesë një numër i madh ushtarakësh si edhe të afërm të Majorit të ndjerë, shkruan Albeu.com.
Pjesë e homazheve janë bërë edhe dy djemtë e mitur të Majorit, njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, të cilët kanë parakaluar para arkëmortit të babait të tyre.
Ndërkohë sot të gjithë flamujt e institucioneve do të jenë në gjysmështiz në nderim të
Major Tanushit.
Shtuar më 16/05/2019,
ora 12:51