Sot, bëhen 5 ditë nga tragjedia mes Tiranës ku Aldison
Belulaj vrau me armë zjarri ish-të dashurën e më pas qëlloi edhe mbi veten.
Ditën e sotme, familjarët e Aldosenit i cili vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën, kanë bërë homazhe pranë vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Siç mund t'a shihni edhe në
foto, ata kanë çuar kurora me lule dhe kanë lënë një pankartë në dyert e fakultetit të Mjekësisë, Tiranë.
"
Ariela Murati Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët
Belulaj".
Rikujtojmë se familja e 21-vjeçaren nuk kanë pranuar që Belulajt të marrin pjesë në varrim, madje herë herë kanë folur me tone hakmarrje. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2018,
ora 08:46