Prekëse, 9-vjeçari mëson në dritën e restorantit (FOTO LAJM)

Ky është një 9-vjeçar nga Filipine, i cili duket se po shfrytëzon dritën e njërit prej restoranteve të McDonald, për të bërë detyrat e shtëpisë. Në këtë foto mendohet të jetë Daniel Cabrera, i cili vazhdon mësimin në klasën e tretë të një shkollë filloreje në Mandaue.

Ai ka vetëm një stilolaps, pasi tjetrin ia ka marrë njëri prej shokëve të klasës. Daniel jeton me të ëmen dhe vëllain më të vogël poshtë një tezge në pazar, pasi shtëpia e tij është djegur, ndërsa i ati i ka vdekur në burg, ndërsa ëndra e vogëlushit duket se është të bëhet doktor.

Foto është realizuar nga një studente e mjekësisë, Joyce Torrefranca, e cila kishte vënë re djalin, gjatë darkës kur po kthehej në shtëpi. Joyce e kishte shpërndarë menjëherë foton në rrjete sociale, duke e quajtur një "foto frymëzuese". /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2015, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori