Prej muajsh e "zhdukur", Elvana Gjata fshin fotot nga Instagrami (FOTO LAJM)

Që nga vrasja e ndodhur në zonën e Bllokut, këngëtarja Elvana Gjata është "zhdukur" nga jeta publike.

Ajo në fillim u konsiderua si "molla e sherrit" mes të fejuarit të saj dhe disa personave të tjerë, por kjo ngjarja ende nuk është zbardhur.

I dashuri i saj është ende në kërkim, ndërsa këngëtarja pasi dha dëshminë e saj është larguar përsëri jashtë vendit.

Menjëherë pas ngjarjes në Instagramin e saj vërshuan qindra komente fyesae që e "kryqëzonin" për ndodhinë në Bllok.

Pas kësaj Elvana i bllokoj komentet ne foton në fjalë.

Ajo me pas u rikthye në rrjetet sociale, por gjithmonë ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka postuar asgjë.

Ishte miku i saj i ngushtë, aktori Ermal Mamaqi që publikoi një foto vetëm para pak kohësh dhe përmendi Elvanën, duke na lajmëruar që ata po përgatiten për filmin që do të sjellin së shpejti.

Tani ka bërë një tjetrër lëvizje në Instagram. Ajo ka fshirë dy postimet e saj të fundit, dy ku edhe kishte mbyllur komentet. Në fotot më poshtë, e shihni për kë bëhet fjalë, shkruan intv.

Nuk dihet pse ka bërë këtë veprim, por me siguri Elvana shumë shpejt ka për të qënë më aktive se ndonjëherë dhe ne mezi po e presim këtë moment.
Shtuar më 31/01/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori