Prej 5 vitesh bashkë, por "Arturo" tregoi se as nuk ka ndërmend të martohet me "Teresa-n" (FOTO LAJM)
Dyshja shumë e njohur e telenovelave spanjolle, Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, janë prej 5 vitesh në një lidhje dashurie.
Ata u bënë shumë të famshëm me rolet e tyre si “
Arturo” dhe “Teresa” në telenovelën “Teresa”, ku përfunduan si çift dhe u martuan.
Mirëpo në jetën reale,
Arturo nuk ka ndërmend të bëjë martesë megjithëse ka kaq vite me partneren e tij.
Ai ka rrëfyer se nuk beson në martesë por në
dashuri, ndaj nuk mendon të firmosë ndonjëherë letrat e kurorëzimit të tyre.
“Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk
besoj në martesa, por
besoj në
dashuri.”- ka thënë aktori.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 17:01