Pranë partnerit dhe miqve VIP, brenda festës së ditëlindjes së Soni Malaj (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, këngëtarja energjike Soni Malaj, festoi ditëlindjen e saj në një organizim të madh pranë njerëzve më të dashur. Disa minuta më parë, ajo ka ndarë me të gjithë një video me pamje nga festa e zbukuruar me detaje.

Këngëtarja duket se ka kaluar momentet më të bukura pranë miqve dhe partnerit, i cili pa dyshim merr vëmendjen e të gjithëve duke qenë se Soni është treguar gjithmonë e rezervuar kur vjen puna tek jeta private.

Pjesë e ditëlindjes kanë qenë edhe personazhe të njohur si Sinan Hoxha, Klodiana Shala, etj. Me siguri prania e të gjithëve ka bërë që Soni të kalojë momente të paharruara.


Shtuar më 28/10/2020, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori