Në pritje të ëmbël, Klea Huta zgjohet në mes të natës dhe tregon nepsin (FOTO LAJM)

Klea Huta dhe Elgit Doda pritet të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt. Ata kanë ndarë momente të ndryshme gjatë pritjes së ëmbël dhe pak ditë më parë zbuluan se do të bëhen me djalë. Ndërsa së fundmi Klea ka treguar për çfarë ka neps. Ajo ka patur dëshirë për tortë në mes të natës.

“Ku të gjej tortë tani?”, shkruan ajo në Instastory.

Kujtojmë se më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.


Shtuar 13.05.2020 09:48