Pra, Princ Harry dhe Meghan Markle mund të humbasin titujt mbretërorë! (FOTO LAJM)

Një këshill lokal ka hapur një kompeticion për të marrë firma, për të diskutuar heqjen e titujve mbretëtorë të Meghan Markle dhe Princ Harry-t.

Fushata ka nisur në faqen zyrtare të Brighton dhe Hove City Council.

Këtë peticion e nisi Charles Ross dhe deri tani peticioni është firmosur nga 3800 njerëz dhe do të diskutohet sot nga këshilli.

Harry dhe Meghan i morën titujt nga Mbretëresha Elizabeth II dhe ajo është e vetmja që mund t’ua heqë nëse e sheh të arsyeshme.

Peticioni i ka kërkuar këshillit që të mos i japë çiftit mbretëror shërbime e ndere më shumë sesa njerëzve të thjeshtë.
Shtuar më 20/12/2019, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori