Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset babai dhe djali i mitur

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas burimeve, në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Volkswagen” me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.

Gjithashtu bëhet me dije se për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet.

Ata u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu po policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Informacion- Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete tip “Volkswagen” me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale./albeu.com/