''Poshtë diktatori!'': Çfarë ndodhi në Revoltën e Qafë Barit 36 vite më parë (FOTO LAJM)

Si sot 36 vite me pare ndodhi Revolta e Qafë Barit (22 maj 1984), nisur si nje proteste e te denuarve kunder kushteve skandaloze e te mjerueshme ne te cilat mbaheshin.

Ishte mëngjes, të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Më tej në kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake të ardhura nga Tirana.

Me tej, dhune e tmerrshme, nje i denuar vdiq nga torturat, dy te tjere u pushkatuan, kurse shoket e tjere te revoltes u ridenuan te gjithe.

***
Burgu i Qafë Barit ndodhej 18 km larg qytetit të Pukës. Në këtë burg ndodheshin 500 të burgosur politikë të dënuar mbi 25 vite burg dhe si pasojë e kushteve të këqija dhe dhunës së ushtruar, të dënuarit shpërthyen në revolta më 22 maj 1984.

Ishte mëngjes, të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Më tej në kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake të ardhura nga Tirana.

Snajperët zunë pozicionet kryesore. Qindra forca të armatosura, morën urdhërin për të qëlluar mbi të burgosurit.

U përdor dhunë mbi të dënuarit, si Hajredin Fratari, Dalip Zhabolli, Nuredin Skrapari, Sandër Sokoli, Bajram Vuthi, Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Sokol Progri, Lush Bushgjoka, Martin Leka, Vllasi Koçi, Lazër Shkëmbi, Haxhi Baxhinovski, Kostandin Gjordeni, Hysen Tabakut.

I dënuari Sandër Sokoli, vdiq nga torturat ende pa mbërritur në Degën e Brendshme të Pukës, ku të dënuarëve të tjerë iu bë dhe hetuesia e gjyqi po aty. Si përfundim, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli u dënuan me vdekje me pushkatim, ndërsa të tjerët u ridënuan me vite të gjata burgu.
Shtuar më 22/05/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori