Porto Riko shndërrohet në "xhungël" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Miliona banorë të Porto Rikos kanë mbetur pa energji elektrike pas uraganit "Maria".

Një imazh i ri i bërë nga satelitët e qeverisë amerikane tregon mbarë ishullin në errësirë totale.
Si brenda dhe jashtë kryeqytetit San Juan, banorët janë ende të izoluar, pa energji elektrike, ose mënyra të tera komunikimi.

Uji i pastër dhe ilaçet janë gjithashtu të pakta, raportojnë vendasit. Guvernatori i ishullit paralajmëroi të hënën për një "krizë humanitare, dhe bëri thirrje për më shumë ndihma nga qeveria qendrore në Shtëpinë e Bardhë.

E gjithë popullsia është ende pa energji dhe inxhinierët thonë se mund të duhen muaj për t'u restauruar. Ndërkohë, diga më e madhe e ishullit ndodhet prag kolapsit.

Dërgesat me ushqime, uji dhe gjeneratorë po fillojnë të mbërrijnë në portin kryesor të San Juanit, i cili është rihapur ditën e sotme.

Të paktën 13 banorë kanë vdekur pasi “Maria’ goditi fuqishëm Porto Rikon.

Ai dëmtoi shtyllat telefonike në të gjithë ishullin dhe zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave thonë se do të marrin telefonat satelitë në qytete dhe qytete të cilat janë prerë.

Stuhia, e cila tashmë i drejtohet ujërave të hapura në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha strukturash. U prish edhe rrjeti telefonik anembanë ishullit, ndërsa zyrtarë nga Agjencia federale e Menaxhimit të Emergjencave thonë se do të çojnë atje telefona satelitorë.
Shtuar më 26/09/2017, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori