Pollo: Rama i fali mikut të tij 41% të "Air Albania" pa kokërr leku (FOTO LAJM)

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka falur mikut të tij 41% të aksioneve të shtetit tek "Air Albania" ndërkohë që ai nuk ka investuar asnjë kokërr leku.

“Lali i Madh e ka pak bezdi të flasë për këto fakte”, shprehte Pollo me ironi duke iu drejtuar Ramës.

“Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon nje “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”.

Air France, Lufthansa, British Airëays e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore. Shefi i qeverisë së Francë, Gjermanisë, Britanisë e Italisë, asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”.

Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania”, është shprehur demokrati Pollo në Facebook pasi Rama kishte postuar më parë një foto të një avioni të Air Albania.
Shtuar më 03/08/2019, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori