Policia ka zbardhur detaje të reja për
vrasjen e
vrasjen e 19-vjeçarit në Elbasan. Altin Hazizi, banues në fshatin
Guri i Zi të Elbasanit, është arrestuar si autori u dyshuar i vrasjes së djeshme së të riut gjatë paradites së sotme.
“Pas marrjes
dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” shtetasi Gazment Sllami, 19-vjeç banues në fshatin
Guri i Zi, është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë arme gjahu dhe 5 telefona celulare”, bëjnë me dije burime zyrtare nga
policia.
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas si të dyshuar apo që kanë
dijeni për ngjarjen.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi, ta ketë vrarë nga pakujdesia pasi kishin dalë të dy për gjueti. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton
policia.
Shtuar më 27/11/2016,
ora 12:04