Vajza fiksohet pas profesorit dhe e përndjek këmba-këmbës: E di vetë ai kingu

Një profesor me inicialet J.B ka denoncuar një vajzë që po e ndjek këmba këmbës dhe që po e kërcënon përmes rrjeteve sociale.

“Ka ardhur momenti kur dua të krijoj jetën time, jam me një femër tjetër, por S.XH më shan. Mesezhet që më dërgon janë kërcënuese ose fyese” tregon ai.

Profesori tregon se nuk e ka parë asnjëherë të renë që ta përndjekë. Irritimi i të dyshuarës sipas profesorit nuk ka shkak.

Por, mesazhet e këqyrura tregojnë se gruaja duhet të ketë një shkak dhe arsye pasi në një nga mesazhet ajo i shkruan ” o shkër….. boll u more me familjen time se je dhe profesor se do të q. rob e fis”.

Në mesazhin tjetër gruaja shkruan dhe paralajmëron “mos u merr me mua.. plehrë mos i shkruaj më motrës sime, mos më shqetëso më dhe mos të të shoh më në lagje”.

Vajza e shan profesorin me etiketime të tilla si “palaço burrë”, “je një njeri i sëmurë” .. apo “o shurrë e vogël”. Në një moment e reja i ka shkruar edhe një familjari të profesorit ku i tregon ” ai djalë palaço që ke rritur, që po shkon 40 vjeç dhe që bën palaçollëqe dhe nuk më lë të qetë. Është hera e fundit që po ju shkruaj për këtë çështje qesharake dhe të shëmtuar që s’po më lë të qetë”.

Policia tregoi se kur S. T u pyet se çfarë ka ndodhur dhe përse ajo shkruan pambarimisht ajo tha vetëm një fjali “e di vetë kingu”./SI


Shtuar 6.06.2020 12:50