Raundi i dytë i bisedimeve, çfarë kërkon të sigurojë Ukraina këtë herë

Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të zhvillohet në Bjellorusi tani.

Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare, rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti.

Kjo sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili e shkroi këtë përmes një statusi në Facebook, ku dhe ndau një foto me kolegun e tij nga helikopteri.

Takimi i dytë vjen pasi numri i njerëzve që ikin nga Ukraina arrin në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug.

Nga ana tjetër, pozicioni negociator i Rusisë, sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov, është:

Ukraina duhet të “çmilitarizohet” dhe “denazizohet”

Krimea, gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014, të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë

Dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, e vetëshpallur Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut, të njihen zyrtarisht./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 14:36

Tags: ,