Sekuestrohen heroinë dhe snajper në Lazarat (FOTO-LAJM)

Update- Gjatë operacionit për asgjesimin e bimëve narkotike dhe çmontimin e gjithë aktivitetit kriminal që ishte ngritur në fshatin Lazarat, policia ka zbuluar sot 8 pako të dyshuara si heroinë.

Sipas njoftimit të policisë në një magazinë afër vendit të quajtur "Pularia", janë gjetur armë automatike, predha, një kundërtank, tritol, tre makina pa targa me armatime e municione.
Në një tjetër ambient është gjetur një snajper, uniforma policie, armatim e municione të tjera

09:15- Ministria e Punëve të Brendshme publikon detaje të ditës së shtatë të operacionit të poicisë në Lazarat. Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontroll në territoret e mbi 15 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.

"Nga kontrollet janë gjetur dhe asgjesuar rreth 3 ton e 90.2 kg marijuanë dhe rreth 230 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
- është sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 3 granata dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh
Vijon kryerja e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren." thuhet ne njoftimin e MPB-se.

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 107.400 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 33 ton e 943 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm dy ditët e fundit u sekuestruan:
- 42 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, 3 mitrolozë, 1 antitank, 1 murtajë dhe 1 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 1 armë gjahu.
- Janë sekuestruar gjithastu sasi të konsiderueshme municioni si: 37.084 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë, 7 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 16 granata dhe një arkë me granata, 4 kuti predha granatëhedhësi, 4 krëhra fishekësh.
- Janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh.
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 250 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
Shtuar më 21/06/2014, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori