“Inflacioni arriti 8% në muajin gusht”, Amnistia Fiskale? Sejko: Duhet shmangur rreziku i pastrimit të parave nga krimi dhe korrupsioni

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se inflacioni në muajt korrik dhe gusht arriti shifrat respektiv 7.5% dhe 8 %.

Në konferencën për mediatm, Sejko tha se ekonomia shqiptare pësoi një rritje me më shumë se 6% në 6 mujorin e parë të këtij viti, ndërsa më pas filloi të ulej.

“Rritja e shpejt e çmimeve rreziku kryesor për rritjen afatgjate. Të vijojmë normalizimin e politikës monetare. Në vijim do ju njoh me vendimin e politikës monetare. Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produkteve. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë.

Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë. Konsumi familjar solli norma të qëndrueshme rritje. Kjo tendencë është prezente në tregun e punës. Rritja e kërkesës për punë dhe mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion në rritjen e pagës në sektorin privat. Rritja e normës bazë të interesit, janë pranë niveleve të ulëta historike. Kursi i këmbimit të lekut, mbetet në pozita të forta në krahasim me euron. Kredia bankare financon investimet”  u shpreh Sejko.

Sejko mes të tjerash foli edhe në lidhje me Amnistinë Fiskale. Ai u shpreh se një nga kushtet që Amnistia Fiskale të jetë i suksesshëm, është që të shmanget evazioni fiskal dhe paratë e ardhura nga krimi apo korrupsioni.

“Opinioni i BSH është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.

Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha ai.