Policia që duam/ “Batman” e “Spiderman” argëtojnë fëmijët e Pediatrisë (FOTO LAJM)

Policia e Shtetit ka organizuar aktivitete të ndryshme në kryeqytet në ditën e fëmijëve. Një ndër më të veçantët ishte prezenca e efektivëve të policisë tek Pediatria, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Dy efektivë të policisë, të maskuar si personazhet e dashur të filmave Spiderman dhe Batman, ofruan një spektakël të vërtetë teksa u ngjitën me litarë në godinën e spitalit.

I pranishëm ishte edhe vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori