Turjan Hyska është bërë një personazh i njohur tashmë me programet ku është autor, por edhe me prezantimin e emisionit të përjavshëm Oktapod në Vizion Plus.
Ai herë pas here thumbon me statuse edhe realitetin në të cilin ndodhemi. Këtë ka bërë edhe me statusin e fundit ku
pyet për ''bananet''. ''Bananja haet apo pihet'', shkruan moderatori.
Menjëherë pas këtij postimi Turit i ka ardhur një kërkesë miqësie në Instagram nga
policia e shtetit. ''Ajo që pritej ndodhi'', shkruan Turi në
kërkesën e miqësisë. Rastësi kjo kërkesë? /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018,
ora 13:21