Policia: Ja pse po përgjohet Spitali i Prizrenit (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës e ka pranuar që po përgjon ambientet e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Arsyja e përgjimit të këtij spitali është për shkak të një hetimi që është duke u bërë me urdhër të Prokuroit dhe Gjykatës për një rast që ka të bëjë me marrje ryshfeti.

Zëdhenësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, kapiten Hazir Berisha, ka thënë për Indeksonline se, Policia e Kosovës është duke u marrë me një rast që ka të bëjë me marrje ryshfeti në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por siç tha ai nuk mund të jipen detaje të tjera për shkak se mund të pengohet ky hetim.

"Jemi në vazhdën e hetimeve të dyshura për këtë rast me masa të fshehta, me urdhër të Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht marrje ryshfeti. Kjo mund të themi se është e tera sepse nëse themi diçka më tepër vetëm sa mund ti dëmtojmë hetimet", ka thënë zyrtari i policise.

Denoncimi eshte bere diten e sotme deputeti i AAK-së per Suhareken, Bali Muharremaj. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori