Policia italiane sekuestron 17 milionë euro falso (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Policia financiare italiane ka sekuestruar 17 milionë euro falso të një cilësie të lartë nderkohë që ka bërë arrestimin e një personi pa precedente penale. Policët filluan të dyshojnë për shkak të sjelljes së këtij personi në një zonë parkimi shumë pak të frekuentuar të një qendre tregtare në Marcianise, një qytezë rreth 40 kilometra në veri të Napolit.

“Burri me një sjellje të dyshimtë transferonte vazhdimisht kartona nga një mjet i një kompanie transportesh në makinën e tij, duke tërhequr vëmendjen e policëve”, thuhet në komunikatë.

Kartmonedhat e gjetura kishin një cilësi të jashtzakonshme duke iu afruar shumë origjinalit dhe ai mund të gënjente lehtësisht shumicën e konsumatorëve për shkak të imitimit të mirë të filigranës, të vizës së sigurisë dhe të hologramës. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori