Policia hodhi gaz "Made in Serbia" ndaj protestuesve (FOTO LAJM)

Pasditen e së martës mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së opozitës dhe u mblodhën para Kuvendit për të protestuar.

Protesta arriti kulmin kur qytetarët tëntuan të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë brenda Kuvendit, por Garda dhe Policia kanë vepruar menjëherë me gaz lotsjellës shume të fortë.

Nga një foto e siguruar në protestë, duket se policia ka përdorur gaz lotsjellës të tipit “MN-01 Muzzle blast”.

Ky llojë fisheku rezulton që të jetë i prodhuar në Serbi dhe sipas shpjegimit është “një fishek kimik neutralizues, i destinuar për të kontrolluar trazirat dhe që shkakton paaftësi të përkohshme të turmës së pambrojtur". /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori