Policia dhunë mbi studentët e Ekonomikut: Më kapi prej fyti (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Dhjetra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit.

Ka pasur një përplasje dhe me studentët, të cilët janë të irrituar pasi kanë kaluar gjithë natën të ngujuar brenda godinës.

Studentët pretendojnë se janë shtyrë dhe janë goditur nga ana e Policisë, edhe pse prania e efektivëve në ambientet universitare është e paligjshme, shkruan FaxWeb.

Në hollin e Fakultetit Ekonomik ka një prani mjaft të madhe të rojeve private.

‘’Një polic me mjekër ushtroi dhunë mbi ne, thonë se vijnë për të zbatuar ligjin dhe janë vetë në shkelje të ligjit. Ky është terror, terror, turp, turp”, janë disa nga thirrjet e studentëve.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme teksa ishin mbledhur për të vendosur si do të vijojë protesta, studentëve iu ndërpre energjia elektrike.

‘’Pse merr security urdhëra nga Policia? Ccfarë arsye pati policia që të hynte në hollin e Fakultetit. Shkolla është e jona dhe s’na ndalon dot askush që të hyjmë në Fakultet”, shprehet një tjetër prej studentëve.

‘’Më kapën nga fyti dhe nuk më lejuan që të hyja, ku ishte security që të më mbronte mua si student”, shprehet më tej një denoncues.
Policia dhunë mbi studentët e Ekonomikut: Më kapi prej fyti (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 11/01/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori