Policia publikon fotografi nga aksioni kundër grupit kriminal (FOTO LAJM)

Policia e Tiranës dha zyrtarisht detaje pas goditjes së një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Përveç se bëhen me dije emrat e të katër arrestuarve, përkatësisht L. D., 33 vjeç, D. A., 38 vjeç, O. L., 38 vjeç, dheE. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, në komunikatë thuhet se gjatë kontrollit, kanë hedhur nga ballkoni sendet e kundra ligjshme. Sipas fotos së dërguar nga Policia, një pistoletë shihet mbi tjegullat e një çatie.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qira ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundra ligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundra ligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës”, thuhet në deklaratë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;

– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;

– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.

Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 08/04/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori