Macja heroinë e pronarit të saj, parandalon grabitjen dhe i shpëton jetën

Një mace ka parandaluar një grabitje dhe i ka shpëtuar jetën pronarit të saj. Ngjarja ka ndodhur në Mississippi, ku 68 vjeçari Fred Everitt u zgjua në mes të natës me mjaullimat e saj. Kur dy persona u përpoqën të hynin në shtëpi, macja mjaullinte dhe vrapoi për të paralajmëruar pronarin e saj.

Vjedhja në tentativë ka ndodhur më 25 korrik. Pastaj kafsha e tij vrapoi në dhomën e gjumit, u hodh në shtrat dhe filloi t’i hiqte jorganin dhe t’i gërvishte krahët me kthetrat e saj. Në atë moment e kuptoi se diçka nuk shkonte. “Ajo kurrë nuk e ka bërë këtë më parë”, vuri në dukje 68 vjeçari.

Sipas mediave, kur ai u ngrit nga shtrati, pa dy burra jashtë duke u përpjekur për të hapur derën me një levë, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. “Keni dëgjuar për qentë roje, kjo është një mace roje,”, u shpreh ai.