"Polici i Portokallisë" bëhet me vajzë (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Polici i Portokallisë" është bërë baba dhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar të gjithë miqtë për ardhjen në jetë të vajzës së tij.

Florian Binaj, i njohur ndryshe si “Polici i Portokallisë” në spektaklin e humorit në "Top Channel", është bërë baba për herë të parë.

Aktori i humorit ka njoftuar të gjithë miqtë me anë të këtij postimi: “Sot është dita më e bukur e jetës sime, sepse u bëra babai i një vajze shumë të bukur!!!!”, shkruan Binaj, i cili ka postuar gjithashtu edhe një foto ku po mban në krahë vajzën e tij.

Vogëlushja është fryt i dashurisë ndërmjet Florjanit dhe të fejuarës së tij Sadinës. Aktori është njohur me të fejuarën e tij në lice, ku kanë studiuar vitin e fundit për pikturë. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori