Gazetarja ia thotë në sy Lleshajt: OFL më duket si një film aksion

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i ftuar në Open përballë gazetarëve ku do të flasë për ngjarjet e fundit në vend.

Lleshaj u pyet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila është e ftuar në panel se përse ky operacion ka nisur kaq vonë dhe ku është emergjenca?

Hoxha: Përse u kujtuat kaq vonë kur edhe strukturat janë. Ku qëndron emergjenca, çfarë duhet të dimë? Në dokument thuhet “qëllimi i aktit ndërhyrje emergjente” dhe përse në Shijak.

Lleshaj: Përse në Shijak?

Hoxha: Mua më duket se po shikoj një film aksion që ka tre ditë që zgjat dhe pak nga pak po kalojmë në telenovelë.

Lleshaj: Unë nuk jam shumë i shkathët në media:

Hoxha: Do mësohesh…

Lleshaj: Kudo që ta kishim nisur do ishte bërë kjo pyetje, do ishte legjitime. Në Shijak kishim një ngjarje që kishte ndodhur ato dit që kishte kaluar ligji. Kishim një rrëmbim. U pa që autorët kishin përdorur një super resort.

Hoxhaj: Kompleksi mbi nga shiu, brenda ditës duhet të jetë ndërtuar?!

Lleshaj: Është një rast i proceduar i hetuar, persona të dënuar, por tani u kapën në një situatë të pakundërshtueshme të një krimi makabër. /tch


Shtuar 6.02.2020 21:01